Lajme
Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil KODRA viziton Ministrin e Mbrojtjes te Republikës Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil KODRA viziton Ministrin e Mbrojtjes te Republikës Kosovës

Krijuar në datën 12/11/2020
Prishtinë, 07.07.2020 .

Në vazhdën e harmonizimit dhe koordinimit të veprimeve, në takim pune z. Fadil KODRA, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë se Menaxhimit Emergjent AME-MPB, i shoqëruar nga përgjegjësi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe me publikun z. Nehat Koçinaj, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes ku u prit nga Ministri z. Anton QUNI.

Ne takim njoftues dhe miqësorë ndërinstitucional, u këmbyen përvojat dhe ecurit e procesit nga te dyja institucionet.

Pas takimit, Ministri i Mbrojtjes z. QUNI ftoi në një drekë ne ambientet e FSK-s të ftuarit nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent , me q ‘rast u diskutuan edhe çështje tjera me interes e përbashkët ndërinstitucional.

Në fund, të dy u zotuan se me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale që disponojnë janë të gatshëm t’u përgjigjen nevojave të autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve pa dallim duke kërkuar nga t’a respektimin e plotë të masave anti-COVID-19.